Edi Rama: “Shqipëria në një udhëkryq të ri, po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse”

Data

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen e tij, duke e cilësuar situatën si një “udhëkryq të ri”.

Rama theksoi se Shqipëria përballet me sfida gjithnjë e më komplekse në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke shtuar se çdo hap përpara kërkon më shumë përgatitje, disiplinë dhe vendimmarrje të qartë.

“Është një udhëkryq mjegullash botëkuptimore dhe erërash artificiale që rrezikojnë të na ngatërrojnë me këmbët tona”, u shpreh ai, duke nënvizuar se aktualisht po vihet në provë aftësia udhëheqëse e mazhorancës.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është sot më afër anëtarësimit në BE sesa një muaj më parë, duke e lidhur këtë me ritmin e reformave dhe me miratimin e ligjeve të rëndësishme në Kuvend.

Sipas tij, diferenca mes pikës ku ndodhet vendi dhe objektivit final varet nga mënyra se si shfrytëzohet çdo ditë pune dhe nga vendosmëria për të përballuar sfidat e procesit integrues.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related