Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar, në fokus kërkesa e SPAK për Belinda Balluku

Data

Ka nisur në Pallatin e Brigadave mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës lidhur me kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut.

Mbledhja ka nisur në orën 11:00, ndërsa kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka njoftuar ndryshim në formatin e raportimeve.

Sipas Ballës:

  • Çdo ministër do të raportojë jo më shumë se 7 minuta.
  • Pyetjet nga deputetët do të jenë maksimumi 2 minuta për secilin.

Një ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, Balla paralajmëroi se do të ishte pikërisht kjo mbledhje që do të përcaktonte qëndrimin e socialistëve për kolegen e tyre.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse mazhoranca do t’i hapë rrugë kërkesës së SPAK apo do të mbajë një qëndrim tjetër në raport me çështjen Balluku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related