Partia Demokratike e Shqipërisë kërkon kuti votimi dhe dhoma të fshehta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për garën ku Sali Berisha kandidon i vetëm

Data

Partia Demokratike e Shqipërisë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore në kuadër të procesit për zgjedhjen e kryetarit të partisë më 23 maj.

Në dokumentin e firmosur nga Sekretari Organizativ i PD-së, Ervin Minarolli, dhe të protokolluar më 6 maj 2026, kërkohet furnizimi me 30 kuti votimi, 100 dhoma të fshehta dhe 700 vula plastike sigurie për kutitë e votimit.

Sipas kërkesës së PD-së, këto materiale janë të nevojshme për garantimin e standardeve zgjedhore, transparencës dhe integritetit të procesit.

Procesi i 23 majit zhvillohet në një situatë ku në garë për kreun e partisë është vetëm Sali Berisha.

Më herët, disa emra që synonin kandidimin, mes tyre Ervin Salianji, Alesia Balliu, Vladimir Mulaj dhe Mereme Sela, u skualifikuan me argumentin se nuk plotësonin kriteret statutore të partisë.

Për këtë arsye, procesi është komentuar nga kundërshtarët politikë dhe analistët si një garë formale, ku Berisha pritet të rikonfirmohet në drejtimin e PD-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related