“Hetimi pasuror mund të rëndojë pozitat e Ballukut”, Lala: SPAK mund të rikthejë kërkesën për imunitetin

Data

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi gjatë një emisioni televiziv se hetimi ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku mund të hyjë në një fazë të re, duke theksuar se SPAK ka mundësi të zgjerojë verifikimet në kuadër të një hetimi pasuror.

Sipas Lalës, nëse nga ky hetim evidentohen prova apo skema të dyshimta që lidhen me pastrim parash, Prokuroria e Posaçme mund të kërkojë sërish autorizim nga Kuvendi për masa më të forta, përfshirë edhe arrestimin.

Ajo u shpreh se aktualisht skenari më i mundshëm është autorizimi për kontrolle në banesë apo sekuestrimin e pajisjeve elektronike, por shtoi se një veprim i tillë nuk do të kishte shumë efekt praktik.

Lala komentoi gjithashtu se zhvillimet politike dhe ligjore rreth çështjes mund të ndikojnë në ecurinë e hetimit, duke paralajmëruar se çdo ndryshim në kuadrin ligjor duhet parë me kujdes në raport me procesin në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related