Agron Duka paralajmëron kandidim në Durrës: “Nëse opozita nxjerr kandidatë pa shpresë fitoreje, PAA do dalë me emrat e saj”

Data

Kryetari i Partia Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme vendore për Bashkinë e Durrës.

I ftuar në një emision televiziv, Duka deklaroi se forca politike që ai drejton mund të nxjerrë kandidatët e saj në disa bashki, në rast se opozita nuk arrin të propozojë figura që krijojnë besim dhe potencial fitues.

“Në Durrës mund të kandidoj. Perceptoj që kam një ndjeshmëri pozitive nga njerëzit”, u shpreh ai.

Sipas Dukës, nuk bëhet fjalë për një përplasje me opozitën, por për nevojën që kandidatët të jenë bindës për qytetarët.

“Nëse nga opozita del një njeri me integritet që jep shpresë se mund të fitohet, ne tërhiqemi dhe e mbështesim. Por nëse kandidatët dalin kot më kot, do të dalim me kandidatët tanë”, deklaroi kreu i PAA-së.

Ai përmendi gjithashtu Kukës dhe Kurbin si zona ku partia e tij, sipas tij, ka figura të forta politike.

Duka shtoi se edhe në rast se kandidatët e PAA-së nuk fitojnë, kandidimi më vete do të shërbente për rritjen e peshës elektorale të partisë në nivel vendor.

Me tone humori, ai tha se vetëm në Durrës e konsideron realiste një kandidim personal. “Në qytete të tjera nuk besoj se më zgjedh njeri”, u shpreh Duka duke qeshur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related