Kontrolli në banesë, motrave Xhovana e Alda Nikolli iu sekuestrohen telefonat

Data

Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i SPAK lidhur me kontrollet në banesën e dy motrave Xhovana e Alda Nikolli në Elbasan.

U bënë me dije se Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve.

Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal.

News24 pubklikuar detaje të aksionit, që nisi që në orët e para të mëngjesit, kur skuadra e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre.

Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMË X1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related