Parku Arkeologjik/ Banorët kundërshtojnë çmimin e ulët të kompensimit të banesave në Durrës

Data

Një muaj më parë, Këshilli Bashkiak i Durrësit hodhi një hap tjetër për realizimin e projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID që ndodhet në Parkun Arkeologjik të Durrësit”.

Megjithë miratimin e shumicës, një pjesë e këshilltarëve kundërshtuan çmimin e kompensimit të banesave të ofruar nga Bashkia, i cili, sipas tyre, ka një vlerë rreth 20 për qind më të ulët sesa çmimi i ofruar tre vjet më parë për të njëjtën zonë banimi pranë amfiteatrit.

Këshilltari Jon Myshketa i tha BIRN se në VKM e vitit 2022, çmimi për metër katror i banesave për 9 familjet tashmë të kompensuara kap shifrën prej 99.600 lekësh për metër katror, ndërsa çmimi që u miratua për projektin e fundit me 99 banesa, i paraqitur dhjetorin e kaluar, është afro 20 mijë lekë më i ulët për çdo metër katror.

Ndërkaq, shifra e kompensimit për truallin mbetet në vlerën e njohur dhe të pranuar, të paraqitur me VKM e vitit 2016.

Vlerësimi i kompensimit të banesave, i paraqitur nga Bashkia e Durrësit, i ka lënë të pakënaqur pronarët dhe banorët e shumtë të zonës, jo vetëm pranë amfiteatrit antik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related