Nën hetim nga SPAK për aferën e “Sterilizimit”, Rama shkarkon kreun e Komisionit të…

Data

Në një periudhë të ngarkuar dhe të tensionuar politike, qeveria Rama ka ndërmarrë një seri ndryshimesh të rëndësishme që pasojnë hetimet e SPAK për disa aferat që kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Lëvizjet më të fundit përfshijnë shkarkimin e kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyrit, dhe vendosjen e një thirrjeje për një kryetar të ri të këtij komisioni, ndërkohë që qeveria ka vënë kushte të rrepta për aplikantët, duke kërkuar që ata të mos jenë nën hetim penal.

Ky zhvillim ka një lidhje të drejtpërdrejtë me aferën e “Sterilizimit”, një hetim që ka ngritur dyshime për tenderë të dyshimtë dhe shkelje të mundshme ligjore. Po ashtu, ndryshimet e fundit kanë përfshirë edhe drejtuesit e dy institucioneve të tjera të rëndësishme: Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe AlbGaz. Skerdi Drenova, i cili ka drejtuar OST-në gjatë një periudhe të vështirë për sektorin energjetik, është larguar nga kjo detyrë, për t’u emëruar në drejtimin e AlbGaz. Në vend të tij, Elison Bici do të marrë drejtimin e OST-së, një lëvizje që ndodh në një moment kur sektori i energjisë është në krizë. Këto ndryshime vijnë pas një periudhe delikate , e cila ka dëshmuar jo vetëm pasiguri politike, por edhe pasiguri në menaxhimin e burimeve të rëndësishme për vendin.

Hapen aplikimet për kreun e Komisionit të Prokurimit Publik

Këshilli i Ministrave ka hapur aplikimet për funksionin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik. Aplikimet do të jenë të hapura deri në 27 janar 2025 dhe në përfundim të procesit Këshilli i Ministrave do t’i dërgojë Kuvendit listën e kandidatëve të kualifikuar sipas renditjes dhe listën e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për t’u emëruar. Sipas njoftimit të shpallur në faqen zyrtare të Kryeministrisë, aplikanti duhet të plotësojë disa kritere, ndër të cilat duhet të ketë mbi 8 vjet përvojë pune, nga të cilat të paktën 3 vjet në fushën e prokurimeve dhe, të paktën, 2 vjet në pozicion drejtues.

Ndër dokumentet që aplikanti duhet të dorëzojë është edhe formulari i vetëdeklarimit në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar. Vlerësimi i aplikimeve do të kryhet nga komisioni ad-hoc, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve. Komisioni bën vlerësimin paraprak të dosjeve të aplikantëve dhe publikon në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur. Komisioni ad-hoc, brenda 20 ditëve kalendarike nga data e mbylljes së vlerësimit paraprak të dosjeve, bën vlerësimin me pikë të tyre. Pas vlerësimit të jetëshkrimit, kandidatët mund t’i nënshtrohen intervistës së strukturuar me gojë, për të cilën do të njoftohen për datat përkatëse të zhvillimit të saj.

Lista e kandidatëve për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik, renditur sipas pikëve të marra, do të publikohet në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë. Kujtojmë se ë prej korrikut të vitit 2020, Komisioni i Prokurimit Publik është drejtuar nga Jonaid Myzyri. Por më parë gjatë periudhën 2015-2019, ai ka mbajtur postin e inspektorit pranë këtij institucioni. Gjatë vitit të kaluar zoti Myzyri është thirrur dy herë nga SPAK, për një sërë tenderash, ku çështja më e bujshme është ajo e koncesionit të sterilizimit. Në shkurt të vitit të kaluar Myzyri u mor për më shumë se dy orë në pyetje nga prokurorët e SPAK për çështjen e Sterilizimit. Myzyri u përfshi në këtë çështje, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi SPAK që të hetojë dhe rolin e Komisionit të Prokurimit Publik në aferën e Sterilizimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related