Gripi Shpendëve/ Autoritetet veterinare e mbajtën të fshehur, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër

Data

Një tjetër vatër e gripit të shpendëve është zbuluar 5 ditë më parë në fshatin Valarë në Gjirokastër.

Autoritetet veterinare e kanë mbajtur të fshehtë dinamikën e kësaj ngjarjeje, ndërkohë raportohet se mbi 20 pula janë groposur në këtë fshat.

Vetëm para disa ditësh (10 janar 2025) Ministria e Bujqësisë me anë të një deklarate lajmëroi se ishin 4 vatra të përhapjes së sëmundjes me influencë Aviare. Aktualisht bëhet fjalë për në Nartë, Zall Herr, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastës.

Më tej ata nënvizuan se situata është në kontroll dhe monitorim, teksa u shprehën se ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë jashtë fermave në zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related