Pankarta dhe mesazhe në protestën e 37-të, qytetarët shprehin kërkesat e tyre kundër qeverisë

Data

Protesta e 37-të kundër qeverisë është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta dhe mesazhe të mbajtura nga pjesëmarrësit, të cilët kanë shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre gjatë tubimit para Kryeministrisë.

Qytetarët, të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në pankarta kanë renditur arsyet që, sipas tyre, i kanë nxjerrë në protestë, duke përmendur korrupsionin, keqqeverisjen dhe nevojën për llogaridhënie.

Mes mesazheve të shfaqura gjatë protestës ishin pankarta me mbishkrime si: “Rama në burg, Belinda në burg” dhe “Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia”.

Pankartat dhe sloganet kanë shoqëruar fjalimet dhe brohoritjet e protestuesve, të cilët kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke e cilësuar protestën si paqësore dhe të përqendruar te kërkesat e tyre për ndryshim politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related