Thirrje kundër Belinda Ballukut gjatë protestës, protestuesit kërkojnë hetim dhe arrestimin e ish-zv.kryeministres

Data

Gjatë protestës së 37-të para godinës së Kryeministrisë, një pjesë e protestuesve drejtuan thirrje edhe ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit brohoritën sloganin “Arresto Ballukun”, duke e shoqëruar me pankarta dhe thirrje kundër korrupsionit.

Sipas protestuesve, kërkesat e tyre lidhen me nevojën për hetimin e çështjeve që, sipas tyre, kanë të bëjnë me menaxhimin e projekteve publike dhe sektorin e infrastrukturës.

Thirrjet u shoqëruan me brohoritje dhe pankarta gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë në mënyrë paqësore edhe në ditët në vijim, me kërkesat e tyre për llogaridhënie dhe ndryshim politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related