Pankarta dhe mesazhe ironike në protestën e 39-të qytetare, pjesëmarrësit shtojnë thirrjet kundër qeverisë

Data

Protesta e 39-të radhazi kundër qeverisë është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta dhe mesazhe ironike të mbajtura nga qytetarët, të cilët vijojnë të kërkojnë ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, protestuesit brohoritën slogane si: “Shqipëri e Re”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”.

Vëmendje tërhoqën edhe pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit, të cilat përçonin mesazhe kritike ndaj qeverisë dhe klasës politike. Mes tyre spikatën pankarta me mbishkrimet: “39 ditë populli flet, pushteti hesht”, “Rama-Berisha, dy emra, i njëjti mentalitet komunist”, “Vetëm burgu e kthjellon”, si dhe një tjetër me mesazhin: “Kur flitet për miliona, Rama sheh vetëm korba e sorra”, në referencë të deklaratave të fundit të kryeministrit.

Protesta po zhvillohet për të 39-ën ditë radhazi, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe reforma në sistemin politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related