Ka nisur marshimi i protestës së 39-të kundër qeverisë, me qytetarët që u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Me pankarta dhe flamuj në duar, protestuesit po marshojnë në kolonë, ndërsa protesta pritet të kulmojë përpara selisë së qeverisë.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje drejtuar figurave kryesore të politikës shqiptare.
“Rama në burg, Berisha në burg”, ishte një nga sloganet më të përsëritura nga pjesëmarrësit, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj klasës politike tradicionale.
Protesta zhvillohet për të 39-ën ditë radhazi, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike tranzitore dhe reforma në sistemin politik.