Albana Vokshi reagon ndaj deklaratës së Ramës për heshtjen në PS: Askush nuk mund t’ua mbyllë gojën qytetarëve

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ai mbrojti ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe njoftoi se PS nuk do të mbështesë kërkesën për heqjen e imunitetit të saj.

Gjatë mbledhjes, Rama u shpreh se deputetët socialistë duhet të mbajnë një qëndrim të unifikuar dhe të shmangin komentet publike për këtë çështje, duke bërë edhe një gjest simbolik me duar që nënkuptonte heshtjen.

Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Vokshi tha se kryeministri mund të mbyllë gojët e deputetëve të tij, por nuk mund të heshtë zërin e qytetarëve.

Sipas saj, kjo simbolikë tregon përpjekjen për të mbyllur debatin dhe për të fshehur të vërtetën për realitetin që, sipas saj, përjetojnë qytetarët shqiptarë çdo ditë.

Deputetja demokrate theksoi gjithashtu se qytetarët do të reagojnë dhe do të shprehin qëndrimin e tyre përmes protestave dhe formave të tjera të reagimit publik.

“Ka një gjë që nuk mund ta mbyllë askush: zërin e qytetarëve. Sepse në fund, vetëm qytetarët kanë fuqinë të reagojnë dhe vetëm ata mund t’i japin fund një realiteti që përpiqen ta fshehin”, shkroi Vokshi në reagimin e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related