Gjykata Administrative ka caktuar datën 3 prill për zhvillimin e seancës përgatitore lidhur me kërkesë-padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të Posaçëm Ols Dado.
Sipas padisë, Veliaj pretendon se Dado është emëruar në kundërshtim me ligjin, duke argumentuar se nuk ka përmbushur kriteret ligjore të përcaktuara për këtë funksion.
Mësohet se çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Hazbi Balliu, i cili do të drejtojë seancën përgatitore në fillim të muajit prill.
