Vizita e Ivanka Trump në Kryeministri ka ndezur debat në studio televizive, ku gazetari Aulon Kalaja tha se prania e saj shërben si “vitamina T” për kryeministrin Edi Rama, pas mungesës së tij në Davos. Sipas Kalasë, ndërsa në Davos mblidhen liderët botërorë, në Shqipëri po zhvillohen takime biznesi pa peshë politike reale, të përdorura më shumë për imazh sesa për përfitim konkret për vendin.
Ai theksoi se Rama kishte nevojë për një “Trump” për të kompensuar boshllëkun diplomatik të krijuar, duke e kthyer vizitën në një manovër komunikimi.
Nga ana tjetër, politologu Leonard Olli u shpreh se bëhet fjalë për një pritje private, jashtë çdo protokolli shtetëror, duke theksuar se Ivanka Trump nuk ka asnjë funksion zyrtar dhe vizita e saj nuk duhet të kishte trajtim politik, por thjesht karakter informal.
