Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, juristja Adriana Kalaja ka hedhur akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas saj ajo po mban peng dosjen e tokës së grabitur nga ana e Edi dhe Linda Rama në Surrel.
Përballë moderatorit Edvin Parruca në një emision televiziv, Kalaja u shpreh se, Irena me tre mbiemra, siç e cilëson ajo, vazhdon të abuzojë duke marrë leje dhe duke mos nisur procesin ndaj Edi dhe Linda Ramës, siç ka urdhëruar Gjykata e Lartë.
‘Sot ne vijmë në pikën, që nga data 22 maj që është dhënë vendimi i Gjykatës së Lartë për pronën e grabitur nga çifti kryeministror në Surrel, ndërkohë që kryeministri vijon me talljen ndaj qytetarëve, me këto aksionet antikushtetuese dhe të drejtave të njeriut, dua ti kujtoj publikut se i pari që nuk është legjitim, është kryeministri në atë pronë.
E dyta, ndërtesa e tij nuk është legjitime, sepse janë të gjithë dokumentet e falsifikuara.
Dhe e treta, Irena me tre mbiemra ka një hall të madh, se përveç halleve që e kanë gjetur me dosjet që ne i kemi hapur, ka dhe një hall të madh se nuk guxon të japë dot vendim, se e ka Irena me tre mbiemra dosjen e tokës në Surrel.
