Operacioni “Netëork 3” në Tiranë, arrestohen dy persona për shfrytëzim prostitucioni

Data

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani. Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar, ka nisur procedimi penal edhe për shtetasen e huaj që ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

Sipas policisë, aktiviteti zhvillohej në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mihal Guri” në kryeqytet.

Operacioni policor i koduar “Netëork 3” u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit me inicialet R. F., 20 vjeç, dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet ka rezultuar se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen e huaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari, si dhe katër telefona celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related