“Mbrojtja ishte e pashmangshme”, presidenti iranian Pezeshkian mesazh vendeve fqinje

Data

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka reaguar publikisht për zhvillimet e fundit në rajon përmes një mesazhi të publikuar në platformën X, drejtuar liderëve të vendeve mike dhe fqinje.

Në deklaratën e tij, ai thekson se Irani ka bërë përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit përmes rrugës diplomatike, por sipas tij, veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit e kanë detyruar Teheranin të mbrohet.

“Madhëritë tuaja, kryetarë shtetesh të vendeve mike dhe fqinje, ne kemi kërkuar me ju, nëpërmjet diplomacisë, të shmangim luftën, por agresioni ushtarak amerikano-sionist nuk na ka lënë zgjidhje tjetër veçse të mbrohemi”, shkruan Pezeshkian.

Ai gjithashtu thekson se Irani respekton sovranitetin e vendeve të tjera dhe se siguria në rajon duhet të ndërtohet mbi bashkëpunimin mes shteteve.

Sipas presidentit iranian, stabiliteti dhe paqja në Lindjen e Mesme mund të arrihen vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta të vendeve të rajonit dhe jo përmes ndërhyrjeve ushtarake.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related