Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në zonën e Qafë Thanës, në Pogradec. Aktualisht, dëbora është e pranishme vetëm në majën e qafës, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa temperaturat kanë shënuar vlera negative.
Sipas informacioneve nga terreni, kontraktorët janë në gatishmëri dhe pritet të kryejnë kriposjen e rrugës për të parandaluar krijimin e ngricave dhe rrëshqitjen e mjeteve.
Deri në këto momente nuk raportohen bllokime apo vështirësi në qarkullimin rrugor. Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat me prani dëbore dhe temperatura të ulëta.
