“Rrezik arratisjeje”/ Gjykata blindon pasaportën e Ballukut, zbardhen arsyet pse SPAK kërkoi masë ndalimi

Data

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin me të cilin la në fuqi masën e ndalimit për daljen jashtë vendit ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Vendimi, i dorëzuar mbrojtjes, argumenton se ekziston rreziku real që ajo t’i shmanget drejtësisë, duke u bazuar në peshën e akuzës dhe marzhin e dënimit që parashikon ligji.

Në arsyetim thuhet se, për shkak të rrezikut të arratisjes, bllokimi i pasaportës është i domosdoshëm për të garantuar vijimin normal të hetimit dhe procesit penal. Gjykata vlerëson se masa është proporcionale dhe e nevojshme në këtë fazë të procedimit.

Sa i përket pezullimit nga detyra, gjykata sqaron se nuk mund të shprehet, pasi çështja ndodhet ende në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë arsye, vendimmarrja mbi këtë masë mbetet e pezulluar deri në një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, SPAK ka vijuar veprimet hetimore, duke kryer kontrolle dhe sekuestrime të reja ndaj dhjetëra subjekteve, me qëllim mbledhjen dhe ruajtjen e provave. Prokuroria ka argumentuar në seancë se ekziston rreziku i prishjes së provave dhe intimidimit të dëshmitarëve, çka ka ndikuar në vlerësimin e gjykatës për nevojën e masave kufizuese.

Çështja pritet të marrë zhvillime të reja në javët në vijim, në pritje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related