Berisha: Rama heshti për Khamenein, ka kompleks diktatori

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë “Foltores” së zhvilluar në Durrës, komentoi edhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke u ndalur te ekzekutimi i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Në fjalën e tij, Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama për mungesën e një reagimi publik lidhur me këtë ngjarje. Sipas tij, heshtja e Ramës lidhet me atë që e cilësoi si “kompleks diktatori”.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për qëndrim mbi ligjin dhe mbrojtje të zyrtarëve të përfshirë në çështje hetimore, duke theksuar se, sipas tij, Shqipëria nuk duhet të tolerojë një qeverisje që cenon standardet demokratike.

Gjatë fjalës së tij, ai përmendi edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke shtuar se opozita do të vazhdojë betejën politike për, siç u shpreh, rikthimin e demokracisë dhe respektimin e ligjit.

Takimi në Durrës ishte pjesë e turit të radhës të “Foltores”, ku Berisha po zhvillon bashkëbisedime me mbështetës në qytete të ndryshme të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related