Dëbora zbardh Shkodrën, autoritetet në gatishmëri, pa problematika në qarkullim

Data

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të Qarkut Shkodër, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Autoritetet lokale bëjnë me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor.

Prefekti i Qarkut Shkodër njofton se strukturat operacionale janë në gatishmëri, ndërsa Policia Rrugore ka shtuar patrullimet në akset ku ka prani dëbore dhe ngricash. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në Bashkinë Shkodër, reshjet e dëborës janë prezente kryesisht në zonat malore. Në aksin Bogë–Theth po kryhet hedhja e kripës, ndërsa në Qafë Thore trashësia e dëborës ka arritur rreth 15 cm, pa pengesa për qarkullimin.

Në Malësi të Madhe, në qytetin e Koplikut raportohen reshje dëbore me trashësi rreth 3 cm. Ndërkohë, në Fushë-Arrëz dhe Pukë dëbora vijon me intensitet të ulët, me trashësi nga 5 deri në 8 cm, ndërsa rrugët mbeten të hapura dhe të kalueshme.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë Shkodër konfirmohet se në akset rrugore që ajo mbulon nuk ka vështirësi në qarkullim. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore, dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related