Nis në GJKKO gjyqi për Erion Veliaj – kryebashkiaku kërkon transmetim live të seancave

Data

Këtë të hënë pritet të zhvillohet në GJKKO seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në këtë proces janë të përfshirë gjithashtu bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa persona dhe subjekte të tjera, përfshirë shoqëri tregtare dhe organizata jofitimprurëse.

Seanca e fundit, e zhvilluar më 15 prill, u shty pasi nuk u zbatua urdhri për njoftimin e të pandehurit nga autoritetet përkatëse. Ndërkohë, Veliaj ka paraqitur kërkesë që të gjitha seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt për mediat, duke kërkuar transparencë maksimale në proces.

SPAK e akuzon Veliajn për disa vepra penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Edhe Ajola Xoxa përballet me akuza të ngjashme, përfshirë korrupsion dhe pastrim parash, në lidhje me marrëdhënie me subjekte të ndryshme private dhe organizata jofitimprurëse.

Ndërkohë, në këtë çështje janë përfshirë edhe biznesmenë dhe ish-zyrtarë, të akuzuar për korrupsion aktiv, fshehje të ardhurash dhe vepra të tjera penale.

Procesi ndaj Veliajt konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë në vend, ndërsa pritet me interes të lartë publik dhe politik.

Sqarim: Çdo person konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related