Gazetari Enton Abilekaj, e ka konsideruar si një vendim të pavarur, atë të dhënë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, për lirimin kreut të PD-së Sali Berisha.
Abilekaj tha në Syri TV se nuk ka asnjë arsye dhe dyshim që Berisha të mbahej nën masën e sigurisë së arrestit në shtëpi.
Më tej gazetari theksoi se ky është një moment shumë i mirë dhe entuziazmi për PD dhe opozitën, për ta detyruar edhe mazhorancën që gtë bëjë lëshime në garantimin e një qeverie kujdestare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.
Sipas Abilekajt, vendimi i GJKKO, është një shpërblim për PD dhe Berishën më shumë se sa presioni që kanë dëshmuar përmes protestave dhe mosbindjes civile, ka të bëjë më rezistencën e treguar.
“Është një vendim i pavarur i një gjyqtareje, s’ka asnjë arsye dhe dyshim të arsyeshëm që Berisha të mbahej në arrest shtëpie. Ai u kryente aktivitetet, veç atij parlamentar. Nëse pengimi i aktivitetit parlamentar i shërbente pengimit të hetimit të Berishës, atëherë duhet ta dimë nga ana e SPAK, përse. Është një drejtësi, përgjithësisht e kontrolluar politikisht dhe e paracaktuar me çështje që lidhen me liderët e opozitës.
