Shpenzimet e mazhorancës për të organizuar takimet në diasporë, politologu: Nuk ka asnjë deklarim apo transparencë

Data

Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në një studio televizive, tha se s’ka asnjë deklarim për paratë që mazhoranca shpenzon për të organizuar takimet në diasporë.

Sipas Kalemajt, është i pakuptimtë kumti i qeverisë për të mos pasur opozitë.

“Të bën përshtypje, ku i gjen paratë qeveria, sepse s’ka bërë asnjë deklarim, që të gjtha këto takimet e diasporës bëhet me paratë e buxhetit të shtetit

Kemi Ballën të emëruar si koordinator për diasporën, por njëkohësisht është dhe ministër në kabinetin Rama.

Sipas asaj që kam parë dhe në media, në të gjitha njoftimet që u kanë vajtur grupeve të ndryshme kanë vajtur nga shefja e tij e kabinetit, nga qeveria, nga ministria, dikasteri shkon ftesa bëhet pagesa për vendin ku organizohet, me paratë publike, e njëjta gjë me Ramën dhe me një shpurë të madhe. të cilët shkojnë për të mbështetur Ramën në Londër.  

Në Greqi shkuan shumë autobusë. S’e kuptoj pse duhet marrë një shpurë e madhe njerëzish për t;i çuar në Greqi, për t’i çuar në Itali, në Britaninë e Madhe. Për t’i çuar për çfarë? Për të dhënë këtë kumt që kjo është beteja finale dhe pas kësaj nuk do të ketë më përçarje.

Ç’ është kjo dëshirë për të mos pasur opozitë, ç’ është ky kumt që jepet për të shuar zërat opozitarë?”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related