Një ditë e rëndë është shënuar në Vlora, ku dy gra kanë humbur jetën në interval të shkurtër kohor, duke tronditur komunitetin lokal.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, rasti i parë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Kushtrimi”, ku një grua 62-vjeçare u gjet pa shenja jete pranë banesës së saj. Dyshohet se ajo ka rënë nga lartësia.
Ngjarja e dytë ndodhi disa orë më vonë në zonën e Transballkanikes, ku një tjetër grua, 78 vjeçe, u dërgua në spital pas një rënieje nga lartësia, por nuk arriti të mbijetojë.
Autoritetet bëjnë me dije se të dyja rastet po hetohen për të sqaruar plotësisht rrethanat, ndërsa dyshohet paraprakisht se viktimat mund të kenë pasur probleme shëndetësore.
Ngjarjet kanë shkaktuar shqetësim në qytet, ndërsa policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rasteve.
