“Hienat” e Sorosit në Shqipëri mbeten pa para, urdhri i presidentit Trump lë pa të ardhura pseudoshoqërinë civile…

Data

Një lëvizje e papritur nga Uashingtoni duket se ka tronditur themelet e rrjetit sorosian në Shqipëri dhe më gjerë. Presidenti Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të fondeve për organizatat e lidhura me George Soros, duke dhënë një goditje të fortë strukturave që për vite me radhë janë pozicionuar si “rojtare të demokracisë”, por që në realitet kanë orkestruar operacione politike dhe financiare me qëllime të errëta. Kjo lëvizje ka ngritur një valë paniku te grupet që kanë përfituar nga këto fonde, ndërsa pasojat pritet të jenë dramatike për pseudo-shoqërinë civile në Shqipëri që ka mbajtur në këmbë një sistem të mbështetur nga oligarkia ndërkombëtare dhe interesat e ngushta politike.

Në Shqipëri, ndikimi i Soros ka qenë i thellë dhe i sofistikuar, duke prekur drejtësinë, median dhe madje edhe opozitën, e cila në disa raste është akuzuar për lidhje të fshehta me këtë rrjet. Reforma në drejtësi, e promovuar si një revolucion për demokracinë, tani shihet si një skemë e orkestruar për të eliminuar kundërshtarët dhe për të forcuar pushtetin e një grupi të vogël brenda mazhorancës. Pyetja që ngrihet është e qartë: çfarë do të ndodhë tani që burimi i parave është tharë? A do të dalin në dritë marrëveshjet e fshehta dhe manovrat politike që kanë mbajtur në jetë këtë rrjet?

Ndërkohë, vetë Aleksi, trashëgimtari i perandorisë Soros, ka shprehur hapur pakënaqësinë për burokracinë që po fundos fondacionin e tij, një reflektim që vjen pikërisht në kohën kur financimet e errëta po dalin në shesh. Mos ndoshta ky është fillimi i fundit për një epokë të tërë manipulimi politik në Shqipëri? Ose thjesht një ndryshim strategjie për të vazhduar të njëjtën lojë me maska të reja? Megjithatë një gjë është e sigurt se, urdhri i Trump ka trazuar ujërat dhe ka lënë pa mbështetje financiare shumë nga ata që për vite kanë ushtruar ndikim të pakontrolluar në politikën dhe drejtësinë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related