SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për armëpushim 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

Data

Aleatët, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në kanë bërë thirrje për një armëpushim të përkohshëm në Liban, pas një përshkallëzimi në luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Blloku prej 12 anëtarësh propozoi një pushim të menjëhershme 21-ditor në luftime “për të ofruar hapësirë ​​për diskutime drejt përfundimit të një zgjidhjeje diplomatike” dhe një armëpushim në Gaza.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se armiqësitë ishin “të patolerueshme” dhe paraqisnin një “rrezik të papranueshëm të një përshkallëzimi më të gjerë rajonal” që nuk ishte as në interes të popullit të Izraelit apo të Libanit.

Kjo thirrje vjen pasi shefi ushtarak i Izraelit u tha trupave të mërkurën se sulmet ajrore të gjera në Liban që synojnë Hezbollahun mund t’u hapin rrugën atyre që të “hyjnë në territorin e armikut”.

Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga SHBA, Australia, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe Katari.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related