Brenda këtij muaji pritet të nisë aplikimi i tarifave për kalimin në Tuneli i Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së përdorimit pa pagesë.
Punimet për instalimin e sistemit të pagesës janë në fazën përfundimtare, ndërsa autoritetet po kryejnë testimet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve teknologjike dhe të kontrollit.
Sipas të dhënave, tarifat do të jenë të ndara sipas kategorive të mjeteve:
- 100 lekë për motoçikletat
- 250 lekë për autoveturat (500 lekë vajtje-ardhje)
- 500 lekë për mjete me karroceri
- 1000 lekë për furgonë dhe autobusë
- deri në 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë
Sistemi përfshin kamera sigurie, kontroll elektronik dhe infrastrukturë mbështetëse për të garantuar një proces të rregullt dhe efikas.
Vendosja e tarifave pritet të sjellë reagime nga përdoruesit e rrugës, të cilët deri më tani e kanë shfrytëzuar tunelin pa pagesë. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse do të ketë tarifa të reduktuara apo lehtësi për banorët e zonës.
