Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, mori pjesë në takimin e përbashkët të komisioneve parlamentare të Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut, organizuar me mbështetjen e OSBE, ku në fokus ishin sfidat mjedisore dhe siguria klimatike në rajon.
Takimi u zhvillua në Strugë dhe trajtoi çështje që lidhen me ndryshimet klimatike, mbrojtjen e ekosistemeve, burimet ujore dhe trashëgiminë natyrore e kulturore.
Në fjalën e saj, Ina Zhupa theksoi se ndryshimet klimatike nuk janë më një problem i së ardhmes, por një sfidë që po ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, ekonominë dhe turizmin në rajon.
Ajo u shpreh se përmbytjet, zjarret, ndotja dhe degradimi i ekosistemeve kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit.
Sipas saj, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë jo vetëm kufij dhe pasuri natyrore të përbashkëta, por edhe përgjegjësinë për t’i mbrojtur ato për brezat e ardhshëm.
Ina Zhupa vuri theks të veçantë tek rëndësia e zbatimit të rekomandimeve të UNESCO për Liqeni i Ohrit, duke deklaruar se mbrojtja e zonave të mbrojtura duhet të trajtohet si detyrë e përbashkët nga të dy shtetet.
“Duhet kuptojmë që mbrojtja e mjedisit është mbrojtje e vetë shoqërisë,” u shpreh ajo.
Sipas deputetes demokrate, forume të tilla shërbejnë për shkëmbim eksperiencash, forcim partneritetesh dhe ndërtimin e politikave të koordinuara për sfidat që prekin rajonin.
