Sali Berisha dhe Edi Rama po e luajnë lojën shumë mirë për të mbajtur njëri-tjetrin në pushtet, në mënyrë që të mbretërojnë të qetë dhe askush të mos ua prekë pasurinë, madje kujdesen që të dy ta shtojnë dita-ditës. Berisha akuzon shpesh herë se Ramën se iu shërben oligarkëve, por asnjëherë nuk përmend emra oligarkësh, të cilët privilegjohen nga pushteti politik me qëllim që të shërbejnë për të shërbyer si kanale për të kaluar një pjesë të madhe të parave dhe pasurisë publike, domethënë atë që iu përket të gjithë shqiptarëve tek politikanët në pushtet.
Në këtë proces oligarkët pasurohen, duke u privilegjuar nga pushteti politik me ndërtimin e gjithëfarlloj skemave për t’ i vjedhur shqiptarët, si koncesione, ndërtime në zona turistike, investime në tregti e shërbime që kreditohen nga Bashkimi Europian, si dhe me një numër të madh ligjesh që në fakt janë privilegje në dobi të oligarkëve. Pse Berisha dhe Rama nuk përmendin asnjëherë emra oligarkësh? Arsyeja është fare e thjeshtë. Kreu i PD dhe Edi Rama financohen nga këto biznese që marrin miliona euro nga shteti. Një nga këta oligarkë që furnizon me para“non gratën” dhe kryeministrin është Samir Mane. Shkëlzen Berisha financohet nga oligarku Samir Mane, madje ky i fundit ishte dhe i ftuar në dasmën e tij.
Pasuria e Manes
Kur e dëgjon historinë nga goja e Samir Manes se si e ka vendosur pasurinë dëshiron ta ndjekësh si shembull. Por nga ato që do të rendisim më poshtë, do të shihni se si Rama dhe Berisha gjatë viteve të tyre në pushtet kanë krijuar një personazh që ka marrë nën kontroll gjithçka që prodhon para në Shqipëri. Në një intervistë të publikuar disa kohë më parë, Samir Mane ndau me publikun disa detaje se si ka arritur këtu ku është sot. Diskursi i komunikimit të tij i mëshonte një pike: jam pasuruar në Austri dhe kam ardhur në Shqipëri me disa milion euro në xhep të investoj pasurinë që bëra andej. Në fakt po të dëgjoje intervistën kuptoje se Mane nuk është pasuruar nga austriakët, por nga shqiptarët dhe politika. Vetë ai rrëfeu se tregtinë e nisi duke blerë lirë televizorë në Austri dhe më pas ia shiste shqiptarëve 3-4 herë më shtrenjtë. Erdhi pastaj në Shqipëri dhe të ardhurat e tij vetëm janë shumëfishuar. Po si ia shumëfishoi politika? Po e nisim me vendimet e Sali Berishës në favor të oligarkut.
Vendimet
Qeveria e Sali Berishës miratoi me dhjetëra vendime, në fshehtësi dhe publikisht, kryekëput në shërbim të Samir Manes. Seria e ligjeve klienteliste starton me ligjin për elektroshtëpiaket për të favorizuar biznesin e tij. Ky ligj eliminonte pajisjet e përdoruara me gjoba dhe taksa të larta, për t’i rritur xhiron biznesit të Manes me pajisjet e reja. Vendimi më skandaloz ka të bëjë me koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve, ku Samir Mane fiton 200 milionë euro në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Një tjetër vendim për interesa të Samir Manes është edhe vendimi për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, nga Filologjiku te qendra tregtare e Samir Manes, Teg. Berisha ndryshoi projektin e Unazës së Madhe dhe akordoi një fond prej 12 miliardë lekë për të zgjedhur rrugën nga Filologjiku te qendra tregtare.
Koncensioni për ngjyrosjen e naftës
Është një nga aferat më të zeza të qeverisë Berisha. Bëhet fjalë për koncesionin e ngjyrosjes së naftës për konsum nga tregu masiv. Nga ky koncesion Samir Mane mori 200 milionë euro. Dy kompani private markuan naftën në Shqipëri. Tregtarëve të naftës iu shtua një kosto, e cila u transferua tek konsumatorët. Vendimi u mor nga Berisha, e cila ia dha me koncesion për 10 vjet shoqërive “Global Fluids International”, s. a., dhe “Petroleum Consulting Partners”, A. G, kontrollin e naftës.
