Mesazhi i Ramës nga lokali i Gjergj Lucës, “qenër socialistë e demokratë lehni”, kapedani arratiset drejt Evropës…

Data

“Kapedani” siç dyshohet dhe aludohet se është pseudonimi i kryeministrit Edi Rama që është përdorur nga bandat kriminale dhe baronët e drogës në përgjimet e “SKY ECC”, vërtetoi se është vetëm ai, që vendos për gjithçka në këtë vend, të tjerët janë vetëm marioneta që i binden verbërisht. Kryeministri dhe i gjithë grupi parlamentar i Partisë Socialiste është pritur dje me një poster gjigant në Elbasan në mbledhjen e zhvilluar në lokalin e Gjergj Lucës.

Në poster shihet kryeministri me një libër me logon e BE në duar, i rrethuar nga disa qen që lehin mes zjarrit, teksa në poster shkruhet “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”. Por ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen, pasi Rama duket se është duke ndjekur një kurs të ri në politikën vendase dhe atë ndërkombëtare, duke shpallur një ndryshim të papritur në strategjinë e tij. Referuar posterit, Rama ka bërë të ditur se po udhëton (arratiset) drejt Evropës, mision ky i veçantë që ndoshta përmban një mesazh të koduar për bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët e tij në Shqipëri.


Mesazhi

Ky veprim vjen pas një periudhe të gjatë ku Rama ka qenë nën presion nga kritikët për lidhjet e tij me krimin dhe oligarkët, duke ngritur kështu dyshime për transparencën e qeverisjes së tij. Ndryshimi i papritur në kursin politik të Ramës dhe udhëtimi i tij në Evropë, mund të interpretohet si një përpjekje për të ri-marrë imazhin dhe për të distancuar veten nga akuzat e vazhdueshme. Duke iu referuar titullit “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”, Rama dërgon mesazhe, duke thënë se “Qenër socialiste e demokrate lehni”, pasi “kapedani” po ikën në Evropë i vetëm ndërkohë që braktis botën e krimit dhe oligarkët.

Pra Rama po përpiqet të dërgojë një mesazh të koduar për ata që e mbështesin dhe për ata që e kritikojnë, duke ua bërë të qartë se ai është Zoti në këtë vend dhe ka gjithçka, nga pushteti, te pronat dhe paratë dhe se ata (socialistët, oligarkët dhe kriminelët) janë thjeshtë zara dhe ushtarë të tij. Rama e ka treguar këtë si në qeveri dhe Partinë Socialiste se ai është “Kapedani” që s’pyet njeri, sepse nëse shohim edhe ministrat e rinj apo edhe strategjinë e re të lançuar për zgjedhjen e deputetëve sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 2025, aty ka vetëm njerëz anonimë dhe se gjithë bashkëpunëtorët e tij kryeministri i ka braktisur, përzënë apo degdisur. Frazat e përdorura në këtë kontekst sugjerojnë se kryeministri është duke bërë një përpjekje për të distancuar veten nga botët e dyshimta dhe nga ndonjë ndikim të mundshëm nga krimi i organizuar dhe oligarkët që kanë qenë subjekt i kritikave të shumta, pasi në foto shihet i vetëm dhe rrethuar nga qenë.

Në këtë situatë, Rama mund të jetë duke tentuar të krijojë një distancë të qartë nga ato që ai i sheh si pengesa për agjendën e tij politike dhe përpjekjet për të reformuar imazhin e tij në arenën ndërkombëtare. Udhëtimi i tij në Evropë mund të jetë një mundësi për të kërkuar mbështetje të reja dhe për të ndërtuar aleanca të reja që mund të ndihmojnë në forcimin e pozitës së tij dhe në promovimin e një agjende më të pastër dhe më të besueshme. Për bashkëpunëtorët e tij, ky mesazh mund të jetë një shenjë se Rama është duke u përpjekur të mbajë një distancë të sigurt nga probleme të mundshme dhe se është i gatshëm të bëjë ndryshime të rëndësishme në mënyrën si udhëheq.

Ndërsa për kundërshtarët, ky veprim mund të interpretohet si një përpjekje për t’i përdhosur ata dhe për të përmirësuar imazhin e tij dhe për të shfrytëzuar mundësitë e reja për të ruajtur dhe forcuar pozitën e tij në politikën shqiptare. Në përfundim, ky zhvillim i paprecedent dhe mesazhet që vijnë nga posteri ku Rama shihet i vetëm i rrethuar nga qenër (ministra, deputetë, oligarkë, kriminelë), tregon se kryeministri s’ka miq dhe se të gjitha ata që i ka pasur dhe i ka pas, janë ushtarë, zara dhe qenë që dinë vetëm t’i binden dhe lëpijnë atë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related