‘Çmendet’ moti/ Stuhia godet Greqinë, shkakton dëme të shumta në disa zona

Data

Moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë, duke sjellë erëra shumë të forta dhe reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit.

Sipas mediave greke, shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fortë kanë rrëzuar pemë, kanë përmbysur tavolina dhe objekte të bizneseve, ndërsa rrugët janë mbushur me mbetje dhe pengesa që vështirësojnë qarkullimin.

Zona më e prekur raportohet të jetë Aleksandropolisi, ku situata paraqitet problematike. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të rrezikut nga objektet e rrëzuara dhe kushtet e vështira atmosferike.

Shërbimet emergjente ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe normalizimin e situatës, ndërsa moti i keq pritet të vijojë edhe në orët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related