Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me thikë të ndodhur një ditë më parë, pas një konflikti për motive të dobëta. I arrestuari është shtetasi F. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një konflikti të çastit, 48-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin I. S., 45 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur në ngjarje.
Po ashtu, materialet procedurale janë referuar në Prokurori edhe për dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në konflikt fizik, duke shkaktuar dëmtime të lehta.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
