Pensionet drejt rritjes? Rama: 167 milionë euro në Fondin e Veçantë

Data

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është kryer një transferim i rëndësishëm financiar në mbështetje të sistemit të pensioneve, duke dhënë një sinjal pozitiv për të moshuarit.

Në rubrikën “Shënimet e Javës” në podkastin “Flasim”, Rama bëri të ditur se fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 janë depozituar në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, në një shumë prej 167 milionë euro.

Sipas tij, ky transferim rrit kapacitetin e sistemit për të përballuar detyrimet aktuale ndaj pensionistëve, si dhe garanton qëndrueshmërinë afatgjatë të skemës së pensioneve.

Rama theksoi se fondi do të shërbejë si bazë për realizimin e zotimeve të marra ndaj pensionistëve, përfshirë edhe rritjen e premtuar të pagesave mujore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related