Aksident në bypass-in e Lushnjës, makina përplas 45-vjeçarin me biçikletë teksa kalonte rrugën, i plagosuri në gjendje të rëndë në spital

Data

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në bypass-in e Lushnjë, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë tip “Benz” ka goditur një person që lëvizte me biçikletë, teksa ai po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Mësohet se 45-vjeçari kishte kaluar barrierën mbrojtëse anësore, ndërsa drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë përplasjen, por nuk ka arritur ta evitojë aksidentin.

Si pasojë e përplasjes, i plagosuri ka pësuar dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po merr trajtim mjekësor.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related