“Policia, mos lëviz!”/ Goditet call-centri i mashtrimeve në Tiranë, arrestime për skemën milionëshe të bursave

Data

SPAK ka goditur një call-center në zemër të Tiranës, i dyshuar për mashtrimin e shtetasve të huaj përmes skemave të rreme të investimeve në bursa. Aksioni u zhvillua në një kullë në kryeqytet, ndërsa pamjet nga operacioni janë publikuar nga emisioni investigativ “Le Iene”.

Në momentin e ndërhyrjes, punonjësit janë neutralizuar dhe shoqëruar me pranga, ndërsa dëgjohen urdhrat: “Policia, mos lëviz! Duart mbi tavolinë”.

Sipas hetimeve, organizata kriminale dyshohet se përfitonte nga 20 deri në 30 milionë euro në muaj, duke operuar përmes rrjeteve të koordinuara të call-center-ave në disa vende të Evropës, me bazë në Shqipëri.

Masat e sigurisë të dhëna nga GJKKO:

  • Remir Gjoligaj – arrest me burg
  • Endri Gjata – arrest me burg
  • David Qerimi – arrest me burg
  • Elis Merkaj – arrest me burg
  • Rentjan Peposhi – arrest me burg (afat 20 ditë)
  • Odeas Kuqi – arrest me burg (afat 20 ditë)
  • Hysen Xhepexhiu – arrest me burg
  • Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës, identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe gjurmimin e parave të përfituara nga mashtrimi ndërkombëtar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related