Vlora mbetet pa Kadastër, institucionet e pronave zhvendosen në Tiranë nga 1 shkurti

Data

Vlora do të mbetet zyrtarisht pa Drejtori Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Me një vendim të firmosur më 23 janar 2026 nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, është miratuar zhvendosja e strukturave të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit.

Vendimi parashikon që nga data 1 shkurt 2026, funksionet e menaxhimit dhe administrimit të pronave për Vlorën të ushtrohen në Tiranë, duke e lënë qytetin bregdetar pa një institucion kyç për shërbimet e pronësisë.

Ky është institucioni i radhës që largohet nga Vlora, duke ngritur shqetësime për aksesin e qytetarëve në shërbime publike thelbësore dhe për centralizimin gjithnjë e më të madh të administratës shtetërore në kryeqytet.

Zhvendosja e Kadastrës pritet të sjellë vonesa dhe vështirësi për qytetarët dhe bizneset që kanë çështje pronësie, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur nëse do të krijohet ndonjë strukturë alternative në Vlorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related