Policia e Lezhës ka ndaluar Gëzim Ndokën, vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i cili ishte shpallur në kërkim pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur disa ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur më 12 janar në një lokal në Lezhë, ku dy kushërinj, Gjergj dhe Nikolin Marku, mbetën të lënduar. Sipas kallëzimit të bërë në polici, ata janë dhunuar nga babë e bir, Gëzim Ndoka dhe djali i tij, Kevin Ndoka.
Pas ndalimit nga policia, Prokuroria vendosi që Gëzim Ndoka të hetohet në gjendje të lirë, duke e liruar pas kryerjes së veprimeve procedurale.
Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka, i dyshuar për përfshirje në të njëjtin episod dhune.
Hetimet për ngjarjen po vijojnë.
