Strehoi dhe shfrytëzoi një grua braziliane për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Lushnjë

Data

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës, i cili dyshohet se ka strehuar dhe shfrytëzuar për prostitucion një shtetase braziliane.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Pitstop”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. I riu, me inicialet S. M., akuzohet se për rreth dy muaj ka shfrytëzuar për prostitucion një grua 25-vjeçare nga Brazili, të cilën e ka strehuar fillimisht në ambiente të ndryshme dhe së fundmi në banesën e tij.

Gjatë veprimeve procedurale, policia ka sekuestruar dy aparate celularë në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, ndaj shtetases braziliane ka nisur procedim penal për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related