Molotovë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë

Data

Protesta e opozitës para Kryeministrisë në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas raportimeve nga terreni, drejt godinës qeveritare janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë, duke rritur tensionin në zonë.

Në përgjigje, policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobote me ujë. Ndërhyrja ka shkaktuar shpërndarjen e një pjese të protestuesve, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar, ndërsa zhvillimet në terren vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related