Protestuesit zhvendosen drejt Bashkisë së Tiranës pas përplasjeve te Kryeministria

Data

Pas tensioneve dhe përplasjeve para Kryeministrisë, protestuesit e opozitës janë zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës.

Sipas raportimeve nga terreni, një pjesë e turmës ka nisur marshimin drejt godinës së bashkisë, duke zgjeruar kështu zonën e protestës në qendër të kryeqytetit.

Lëvizja e protestuesve vjen pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë, forcat e rendit po ripozicionohen për të monitoruar situatën, ndërsa tensionet vijojnë dhe zhvillimet mbeten dinamike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related