Miratohet vendimi për koeficientët e rinj të pagave, rreth 40 mijë qytetarë do të përfitojnë nga përllogaritja e pensioneve të reja

Data

Rreth 40 mijë qytetarë që do të dalin në pension nga data 1 janar 2026 do të përfitojnë nga një mënyrë e re përllogaritjeje të pensioneve, bazuar në koeficientët e indeksuar të pagave.

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar projektvendimin për koeficientin e indeksimit të bazës së vlerësuar për vitin 2024, i cili përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja.

Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetares së këtij institucioni, Delina Ibrahimaj, ndërsa vendimi pritet të dërgohet për miratim edhe në Këshillin e Ministrave.

Sipas ISSH-së, indeksimi i bazës së vlerësuar do të sigurojë që pensionet e reja të jenë në përputhje me pagat e deklaruara dhe kontributet e derdhura nga qytetarët gjatë viteve të punës.

Ky ndryshim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bazës së llogaritjes së pensioneve për përfituesit e rinj, duke sjellë një përllogaritje më të drejtë dhe më transparente të të ardhurave mujore.

Ndërkohë, të dhënat për tregun e punës tregojnë gjithashtu një zhvendosje graduale të strukturës së pagave drejt niveleve më të larta.

Sipas statistikave, pesha e të punësuarve që paguhen deri në nivelin e pagës minimale ka rënë nga 14.2% në fund të vitit 2024 në 12.8% në fund të vitit 2025. Në të njëjtën kohë, është rritur numri i punonjësve që marrin paga mbi 120 mijë lekë, nga 14.1% në 16.2%.

Kjo prirje tregon një përmirësim gradual të strukturës së pagave në tregun e punës dhe një rritje të numrit të punonjësve me të ardhura më të larta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related