Lufta në Lindjen e Mesme, Joe Biden: Vrasja e njerëzve të pafajshëm në Gaza duhet të ndalet

Data

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka drejtuar një apel për të ndaluar gjakderdhjen në Rripin e Gazës.

Biden bëri thirrje për t’i dhënë fund vrasjes së civilëve gjatë një eventi. Fjalimi i presidentit amerikan u ndërpre nga dy protestues pro-palestinezë.

“Shumë njerëz të pafajshëm po vriten dhe kjo duhet të ndalet,” tha Biden ndërsa një protestues u largua nga vendi i ngjarjes.

Një protestues shpalosi një flamur palestinez dhe bërtiti: “Po njerëzit në Gaza, po njerëzit në Palestinë?”

Disa nga turma u dëgjuan gjithashtu duke bërtitur: “Largohu nga këtu“.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related