Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mesazh për Fitër Bajramin: Shqipëria model i bashkëjetesës fetare dhe simbol i paqes e harmonisë

Data

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përcjellë një mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si moment reflektimi, faljeje dhe afrimi mes njerëzve.

Në deklaratën e saj, ministria nënvizon se kjo festë nuk është vetëm një traditë fetare, por edhe një simbol i vlerave universale si paqja, harmonia dhe mirësia.

Institucioni vë në pah edhe një nga tiparet më të veçanta të Shqipërisë: bashkëjetesën fetare. Sipas mesazhit, vendi ynë është një shembull i rrallë ku njerëz të feve dhe traditave të ndryshme jetojnë së bashku, ndajnë gëzimet dhe respektojnë njëri-tjetrin.

“Shqipëria i ka mësuar botës se si njerëzit e feve të ndryshme mund të ulen bashkë, të ndajnë bukën dhe të gëzohen për njëri-tjetrin”, thuhet ndër të tjera në urim.

Në këtë ditë të shenjtë, ministria u bën thirrje qytetarëve që të përhapin mirësi dhe pozitivitet, duke theksuar se çdo buzëqeshje, çdo fjalë e mirë dhe çdo falje janë hapa drejt një shoqërie më të bashkuar.

Mesazhi përfundon me urimin tradicional për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit: gëzuar Fitër Bajramin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related