Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Janinë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Sipas Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 10 kilometra në veri-verilindje të zonës së Shën Kyriakut.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 11:05 dhe u ndje gjerësisht në të gjithë rajonin e Epirit, për shkak të thellësisë shumë të cekët, vetëm 5 kilometra.
Kjo thellësi e vogël bëri që lëkundjet të perceptohen më të forta nga qytetarët, megjithëse deri më tani nuk raportohen dëme të mëdha materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa sizmologët theksojnë se zona është e njohur për aktivitet sizmik dhe lëkundje të tilla janë të zakonshme.
