Eugen Beçi: Janë pjekur kushtet që SPAK ta thërrasë Kryeministrin për sqarime

Data

Ish-prokurori Eugen Beçi ka deklaruar se thirrja e Kryeministrit përpara SPAK nuk është një akt politik, por një domosdoshmëri proceduriale e parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale. Sipas tij, në dosje të mëdha dhe komplekse si ato të inceneratorëve dhe koncesionit të sterilizimit, ku vartës të drejtpërdrejtë të Kryeministrit janë nën akuzë ose të arrestuar, është e vështirë të mendohet se kreu i ekzekutivit nuk ka pasur dijeni për rrethanat e hetuara.

Beçi thekson se thirrja për sqarime nuk nënkupton automatikisht fajësi, por shërben për të qartësuar zinxhirin e vendimmarrjes dhe përgjegjësinë hierarkike. Ai shton se mungesa e një thirrjeje deri më tani mund të lidhet me faktin se prokurorët disponojnë prova të mjaftueshme shkresore, por për hir të transparencës dhe shterimit të plotë të hetimeve, marrja në pyetje e Kryeministrit mbetet një hap i rëndësishëm. Sipas tij, drejtësia duhet të vendosë standardin se askush nuk është mbi detyrimin për të dhënë llogari para ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related