Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor: “Mos klikoni linket e dyshimta”

Data

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po qarkullojnë së fundmi në emër të institucionit dhe të Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, qytetarëve po u dërgohen SMS që përmbajnë linqe të dyshimta për gjoba apo pagesa, me qëllim mashtrimin dhe marrjen e të dhënave personale apo bankare.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve që të mos klikojnë linket e dërguara dhe të mos japin asnjë informacion personal apo financiar.

“Tregoni kujdes. Mos klikoni linkun, mos jepni të dhëna personale apo bankare dhe fshijeni menjëherë mesazhin”, thuhet në reagimin e MIE.

Institucioni rikujtoi se faqet zyrtare shtetërore përfundojnë vetëm me domainin “.gov.al” dhe se çdo verifikim duhet të kryhet përmes platformave zyrtare si e-Albania.

MIE u kërkoi qytetarëve që ta shpërndajnë informacionin për të ndërgjegjësuar edhe përdorues të tjerë ndaj rasteve të mashtrimeve online.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related