“S’jam i kënaqur me punën e PS dhe Qeverisë” – Rama: Jemi kritikë, po të biem në vetëkënaqësi, s’do fitojmë…

Data

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është kurrë i kënaqur për punën e PS dhe qeverisë. Deklarata i bëri pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së

Rama tha se ka gjithmonë pakënaqësi se nga vetja ashtu dhe nga qeveria dhe Partia Socialiste.

Ndër të tjera ai tha se nëse bien në vetëkënaqësi, nuk kanë më funksion.

“Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën partia, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara. Pa pakënaqësi do të thotë se nuk kemi më çfarë t’i japim këtij vendi. Shyqyr që kemi pakënaqësi dhe shyqyr që i bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur sepse po ramë në vetëkënaqësi nuk kemi më funksion”, tha Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related